Partia maqedonase OBRM-PDUKM shprehet se prodhimet bazë në Maqedoni janë shtrenjtuar për 70%, ndërsa Kovaçevski lavdërohet me kthimin e një pjese të parave te pensionistët me vetëm 5.5%.

“Gjatë një viti e gjysmë, prodhimet bazë u shtrenjtuan drastikisht. Qumështi u shtrenjtua për 22%, mielli për 33%, vaji për 46%, dizelli 63%, benzina 69%. Përderisa çmimet e këtyre produkteve rriteshin, pensionet nuk u rritën asnjëherë. Tani Kovaçevski lavdërohet me 5.5% rritje të pensioneve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Kovaçevski nuk i rrit pensionet por e kthen modelin e përllogaritjes së pensioneve që e hoqën Zaev dhe Carovska dhe u vendos në vitin 2012 nga OBRM-PDUKM.

“LSDM gjatë 3 vite e gjysmë ua vodhi paratë pensionistëve që nuk do të kthehen. Këto 5.5% rritje janë marrë nga rritja e prodhimeve bazë dhe nëse LSDM ishte e sinqertë me pensionistët, do ta pranonte propozimin e OBRM-PDUKM-së për rritjen e pensioneve për 20%”, thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Produktet bazë u shtrenjtuan për 70% shkruan Telegrafi.