Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka pyetur Prokurorinë Themelore Publike dhe kryeprokurorin Ljubço Kocevski nëse ka ndërmarrë masa ndaj ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, pasi në media u publikua një bisedë mes djalit të pronarit të diskotekës “Pulse” dhe një vajze, ku u përmend emri i Spasovskit.

OBRM-PDUKM aludon se prokuroria po e mbron Spasovskin, dhe punën ilegale të diskotekës “Pulse” ku ndodhi fatkeqësia.

“A është e vërtetë që Oliver Spasovski ka telefonuar në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shtip dhe ka kërkuar të “ndalen” policët në Koçan për të shpëtuar pronarin e diskotekës “Pulse”? Çfarë po fshehin Prokuroria Publike dhe Kocevski? Sipas informacioneve që kanë dalë në publik, të zbuluara nga mediat, po dalin në pah zbulime tronditëse dhe përfshirje e niveleve të larta të pushtetit të LSDM-së në rastin e punës ilegale të diskotekës Pulse. Konkretisht, mediat publikuan një bisedë telefonike midis djalit të pronarit të Pulse-it, Mihaillit, dhe një vajze me emrin Bojana. Nga kjo bisedë mund të nxirret përfundimi logjik se pushteti i LSDM-së e ka mbrojtur me kujdes pronarin e Pulse-it, dhe se në këtë kanë qenë të përfshirë edhe ministra. Sipas asaj që është publikuar në media, më 17 shkurt 2022, djali i pronarit, Dejan Jovanov, i njohur si Deko, Mihaill, i telefonon Bojanës dhe e njofton se Oliver Spasovski (ministri i Punëve të Brendshme) ka telefonuar në SPB-Shtip për të ndikuar në lidhje me diskotekën. Ai i thotë:“Oliver Spasovski ka telefonuar në Shtip, në polici, për ne.” Më pas Bojana e pyet Mihaillin se pse ka telefonuar Oliver Spasovski, nëse është për të ulur gjobën, dhe për çfarë gjobe bëhet fjalë? Mihailli i thotë se kishte marrë informacion për një gjobë që do t’u vendosej nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), në shumën prej 40.000 eurosh, dhe se ndërhyrja kishte për qëllim që policia të mos i bezdiste më. “Ai i kishte thënë shefit të policisë në Koçan të vinte menjëherë nesër në bisedë informative te shefi për Maqedoninë Lindore… do t’i ‘shkundin pak’… ,” përfundon Mihaill. Prokuroria Publike dhe Ljupço Kocevski duhet të sqarojnë nëse kanë hetuar këtë rast dhe nëse e kanë thirrur Oliver Spasovskin për bisedë informative, nëse është bërë ndonjë verifikim në policinë e Shtipit dhe Koçanit, dhe nëse ka ekzistuar një ndërhyrje e tillë nga ana e tij. A kanë vepruar Prokuroria Publike dhe Ljupço Kocevski sipas ligjit, apo po e fshehin dhe mbrojnë Oliver Spasovskin?”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i ka cilësuar si të pavërteta shkrimet mbi përfshirjen e mundshme të tij për të parandaluar një kontroll në diskotekën “Pulse” në Koçan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Asnjëherë, në asnjë moment, nuk kam telefonuar për të penguar ndonjë kontroll, përkundrazi, fakti që kontrolle janë kryer kudo është dëshmia më e fortë se as nuk kam ndikuar, as që ka ekzistuar ndonjë përpjekje e tillë”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.