Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, vazhdon ta kundërshtoj propozimin francez si mundësi për zhbllokimin e negociatave dhe heqjen e vetos bullgare kundër fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Nga kjo parti thonë se “Kovaçevski dhe Osmani të mos e fshehin protokollin sepse protokolli do të thotë bullgarizim i shtetit dhe populli është kundër këtij propozimi”.

“Qeveria së pari thotë se do ta publikojë, ndërsa tani për javën e dytë me radhë nuk e akuzon protokollin. Propozimi që pushteti dëshiron të kalojë nëpër Kuvendi është në dëm të interesave nacionale maqedonase. Me propozimin i jepet të drejtë Bullgarisë dhe e shkruan librat e historisë në Maqedoni dhe e bllokon vendin në rrugën drejtë BE-së, nëse diçka nuk i pëlqen. Qeveria nuk mbanë llogari për interesat maqedonase, ata vetëm dëshirojnë të bëjnë fotografi në Bruksel, dhe ta lënë Maqedoninë me një ton probleme”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, pushteti nuk duhet të injorojë popullin dhe se propozimi duhet të hidhet poshtë dhe të mos shfrytëzohen deputetet e shumicës për të votuar diçka që është në dëm të Maqedonisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Propozimin që pushteti dëshiron ta kalojë në Kuvend është në dëm të interesave maqedonase appeared first on Telegrafi.