Partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një komunikate ka thënë se nga protesta e mbrëmshme, populli protestues i tha “jo” propozimit francez.

“Qytetarët dje në masë të qartë dhe me zë të lartë thanë “JO FALEMINDERIT” ultimatumeve dhe diktateve që përmban propozimi që Qeveria e Kovaçevskit dhe Osmanit e kanë pranuar. Qytetarët kundërshtojnë legalizimin e asimilimit të popullit maqedonas, poshtërimeve dhe deformimeve të identitetit që është e gatshme t’i bëjë kjo Qeveri. Edhe populli edhe opinioni ekspert janë të bindur se Qeveria gënjen. Kjo kontratë është e njëjta që Kovaçevski dyshohet se e kishte refuzuar një javë më parë. Me këtë Propozim dhe dokumentin përcjellës, gjuha maqedonase cilësohet si dialekt bullgar perëndimor. Propozimi kornizë, pjesë integrale e të cilit janë raportet vjetore, mbulon çështjet historike, e me këtë edhe kërkesat negative të Sofjes. Nëse Qeveria e pranon propozimin, atëherë Maqedonia në mënyrë arbitrare pranon negociatat e përjetshme ose asimilimin e plotë të brezave të sotëm, të kaluar dhe të ardhshëm”, thuhet në komunikatën e partisë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se “kjo qeveri ka humbur besueshmërinë dhe legjitimitetin, prandaj tani me mashtrime dhe kërcenime po mundohen të mbajnë pushtetin në duart e tyre”.

OBRM-PDUKM: Protestuesit dje i thanë jo propozimit francez shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";