Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka hedhur akuza mbi Qeverinë e RMV-së se lejon persona të cilët janë të burgosur në Bullgari të vijnë dhe bëjnë biznes në Maqedoninë e Veriut. Nga OBRM-PDUKM kanë ngritur dyshime se “Vasil Bozhkov – Çerepo nga paraburgimi në Bullgari dhe nga lista e zezë amerikane me aminin e Grubit ndodhet në Maqedoni për të bërë biznes”.

“Shpallja e Lotarisë për zgjedhjen e kompanisë me të cilën do të formojë tri kompani të reja është si një skicë Vasil Bozhkovin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Çerepo është fytyrë e cila dyshohet dhe vihet në lidhje me krime të rënda, por edhe për lidhje me Prigozhin dhe Rusinë. Cili është motivi i qeverisë, ndërsa para çdo gjëje Grubi nga e njëjti të dëshiroj të bëj biznes dhe para në Maqedoni?”.

“Prokuroria publike të filloj hetim dhe të hulumtojnë rastin rreth shpalljes së Lotarisë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Qeveria lejon persona të burgosur në Bullgari të bëjnë biznes në Maqedoni appeared first on Telegrafi.