Partia opozitare maqedonase ka vazhduar me akuza në drejtim të Qeverisë, në lidhje me grevën në arsim.

Nga OBRM-PDUKM thonë se “Qeveria LSDM-BDI në çdo mënyrë të mundshme i ka nënçmuar punonjësit e arsimit”.

“Një herë e bënë me presione, kërcënime dhe frikësime, ndërsa tani injorojnë kërkesat e tyre për rritje të pagave në pajtim me marrëveshjen kolektive. Kërkesat për paga më të larta të mësimdhënësve janë të justifikuara dhe legjitime. Rritja e pagave që ofron qeveria nuk mund të mbulojë as dy ditë pazar në dyqane”.

“Inflacioni vetëm në muajin mars arriti në 8.8%, vaji i gatimit është 100% më i shtrenjtë, buka 110%, karburanti rreth 80%, energjia elektrike 30% dhe të gjitha shpenzimet e tjera bazë të jetesës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Qeveria po i nënçmon punonjësit e arsimit appeared first on Telegrafi.