Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se qeveria LSDM-BDI duhet të sqarojnë se si një firmë anonime që ka punuar me tenderë të vogël, ka arritur të jetë partneri kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Sipas të dhënave që janë dërguar në Byronë për furnizime publike më 4 shkurt, kompania HILDIN KOMERC DOEL eksport-import Tetovë, është angazhuar në dy tenderë me vlerë prej 225.878.041 denarë ose 3.673 milionë euro”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se ministri i LSDM-së tenderon, ndërsa ministri i BDI-së po zbaton.

“Për një muaj gati 4 milionë euro ka fituar një kompani anonime. Parashtrojmë pyetje se me çfarë kritere pikërisht HILDION KOMERC nga Tetova ka fituar këto tenderë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Qeveria të sqarojë se si një firmë anonime nga Tetova ka arritur të fitojë tenderë prej 4 milionë eurove shkruan Telegrafi.