Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se qeveria po vjedh rrymë elektrike, ndërsa populli paguan miliona.

Ata shtojnë se pas rritjes së çmimit të rrymës elektrike është arritur një marrëveshje për blerjen e rrymës për 10 ditë në vlerë prej 12 milionë eurove.

“Nëse kjo shumë mblidhet me 11 milionat e harxhuara për rrymë elektrike dhe 15 milionët që i paguam në rrjetin evropian energjetik kemi shumë prej 38 milionë euro, para që shteti i shpenzoi për blerjen e rrymës së shtrenjtë elektrike, kurse dimri ende nuk ka nisur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, qeveria blen energji elektrike për shkak se nuk ka prodhim të brendshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Paaftësia e menaxhimit të dobët me ndërmarrjet energjetike e paguajnë qytetarët”, thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Qeveria vjedh rrymë elektrike dhe bën miliona shkruan Telegrafi.