Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “regjistrim i dështuar dhe i falsifikuar do të thotë harxhim kot për qytetarët dhe përgjegjësi për Zoran Zaevin. Pë këtë shkak nevojitet tërheqja nga ligji dhe konsensus të plotë”.

“Ligji për regjistrimin e popullsisë e miratuan në mënyrë kriminale me keqpërdorim të flamurit evropian. Standardet për zbatimin e këtij regjistrimi që i miratoi Kuvendi kanë metodologji të vjetër dhe nuk janë sipas standardeve të KB-së dhe Eurostat”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, Zaev dëshiron të zbatojë regjistrim për shkak të marrëveshjes më herët për rezultatet e kurdisura në këtë proces.

“OBRM-PDUKM fuqishëm kundërshtoi këtë ligj, për shkak se ky proces nuk do të jetë operacion statistikor, por operacion politik dhe rezultati i këtij procesi është marrëveshje e kryer mes partive në Qeveri. Për këtë flet edhe neni në ligj ku parasheh nënshkrim të dyfishtë”, thonë nga kjo parti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shtojnë se Zaevi dhe partie e tij nuk pranuan asnjë amendament nga ta dhe po ashtu nuk u pranua propozimi që gjatë regjistrimit të përdoren pajisjet për shenjat e gishtave ose “fingerprint”.

“Qytetarëve të Maqedonisë nuk u nevojitet regjistrim politik, por operacion me numra të vërteta statistikore që në të ardhmen do shërbejë për strategjitë ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftim.

Ata i bëjnë thirrje presidentit Pendaroski që të anulojë këtë ligj dhe nëse nuk e bën, OBRM-PDUKM do t’i ndërmerr të gjitha mekanizmat juridike dhe institucionale për ta parandaluar këtë proces politik”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Regjistrim i dështuar dhe i falsifikuar do të thotë harxhim kot për qytetarët dhe përgjegjësi për Zaevin shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";