Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka dalë sërish me akuza ndaj Qeverisë për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Nga kjo parti thonë se qëllimi i pushtetit është të zbatojë regjistrim pa respektim të standardeve evropiane.

“Me procedurë të shkurtuar, pa metodologji të qartë paraprake sjellin ligj për regjistrim, i cili nuk ka konsensus shoqëror. Shtete të shumta evropiane e shtyjnë regjistrimin për shkak të pandemisë, ndërsa Zaevi e shtyn këtë proces për të mbuluar rezultatet e tij”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se do të fillojnë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Regjistrimi me standardet e Zaevit është vetëm operacion politik shkruan Telegrafi.