Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM dhe BDi sërish shkelin Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendi.

“Ata 4 minuta para fillimit të seancës plenare në Kuvend vendosën në rend dite shkarkimin e deputetit nga pozita e anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime vetëm për arsye se nuk është pjesë e koalicionit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se opinioni e pa se LSDM dhe BDI i shkelin procedurat dhe vullnetin e qytetarëve vetëm për të arritur interesat personale.

“Shkarkimi i anëtarit të punës pa propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është kulmi i metodave jodemoraktike të qeverisë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Shkarkimi i deputetit nga grupi punues pa vendim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është kulmi i metodave jodemokratike shkruan Telegrafi.