Nënkryetarja e OBRM-PDUKM-së Gordana Dimitrievska-Koçoska konsideron se shtrenjtimi i ri i karburanteve do të kalojë edhe te çmimet e prodhimeve përfundimtare.

Ajo sonte në ditarin qendror në televizionin “Sitel” tha se situata të tilla ishin të pritshme dhe se në periudhën e kaluar Qeveria është dashur të ndërmarrë masa konkrete.

“Përfundimisht kjo e cenon standardin e jetesës së qytetarëve, por shqetëson edhe fakti se këto shpenzime do të kalojnë edhe te prodhimet përfundimtare të cilat i përdorim, veçanërisht në ushqim. Situatat e këtilla ishin të pritshme duke pasur parasysh se çfarë po ndodh në Rusi dhe Ukrainë, pyetja është pse Qeveria në periudhën e kaluar nuk ndërmori masa konkrete apo ka bërë diçka të gabuar”, tha Dimitrievska-Koçoska.

The post OBRM-PDUKM: Shtrenjtimi i karburanteve do të kalojë edhe te çmimet e prodhimeve përfundimtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";