OBRM-PDUKM-ja sot dorëzon interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, për siç theksoi shkelje të kodit të etikës së deputetëve dhe për shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit.

“Në pajtim me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e dorëzojmë këtë interpelancë. Ne nuk presim që pushteti i udhëhequr nga LSDM dhe Dimitar Kovaçevski do të merr guximin që ta votojë këtë interpelancë dhe se 61 deputetë të qeverisë do ta dëgjojnë zërin e popullit për shkarkimin e Talat Xhaferit”, tha ditë më parë Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Që interpelanca të kalojë, duhet të marrë 61 vota deputetësh.

OBRM-PDUKM sot e dorëzon në Kuvend interpelancën ndaj Talat Xhaferit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";