
Partia “E Majta” dorëzoi interpelancë ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Ljupço Kocevski.
Sipas tyre, ai duhet të jepë dorëheqje për shkak të lejimit të ndikimeve politike në prokurori dhe drejtësinë në përgjithësi.
Kocevski në një përgjigje me shkrim drejtuar Kuvendit, deklaroi se detyrën e ushtron me ndershmëri dhe përgjegjësi, dhe se interpelanca është e paligjshme dhe përbën ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Ai i hodhi poshtë akuzat për çfarëdo ndikimi nga partitë politike dhe nuk u deklarua për mosbesimin e shprehur ndaj tij dhe se si do të veprojë.
Edhe partia në pushtet deklaroi se Maqedonisë i nevojitet një Prokurori e pavarur nga ndikimet politike dhe e bënë thirrje Kocevskit të japë dorëheqje, pasi sipas tyre ai po mbrohet nga BDI dhe LSDM.
Nga LSDM u përgjigjën se është e qartë që Mickoski kërkon një prokuror nën kontrollin e tij.
The post OBRM-PDUKM: Vendit i duhet një prokurori e pavarur, Kocevski po mbrohet nga BDI dhe LSDM appeared first on Telegrafi.