Venko Filipçe dhe LSDM heshtin dhe nuk distancohen nga krimineli Filip Andov Sokol, i cili shpërndante të burgosur me mjete shtetërore. Filipçe duhet t’i tregojë opinionit pse hesht dhe nuk e shkarkon anëtarin e KQ dhe këshilltarin e Zaevit, kriminelin Sokol, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Çfarë ka bërë krimineli Sokol, LSD dhe Filipçe në atë masë që nuk po distancohen prej tij.

Filipçe dhe LSD a e mbështesin Sokolin dhe i mbrojnë kriminelët? Nga se ka frikë Filipçe që e mban të heshtur? Populli e sheh se çfarë kriminelë të LSD-së e udhëhoqën shtetin, ata vetë për arsye fitimprurëse e varfëruan popullin dhe shkatërruan thesarin e shtetit.

Nuk ka më zyrtarë të paprekshëm pranë strukturave të LSD-së dhe BDI-së. Duhet të ketë drejtësi dhe llogaridhënie, lufta kundër krimit dhe korrupsionit vazhdon”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Venko Filipçe dhe LSDM heshtin dhe nuk distancohen nga Filip Andov Sokol appeared first on Telegrafi.