Në opinion dhe media doli konfirmimi se Zoran Zaev ishte i gatshëm të bënte tregti me personazhin dhe veprën e Goce Dellçevit, së bashku me figura të tjera historike. Kjo nxjerr në pah hipokrizinë e LSDM-së. Kur i gjithë opinioni u frikësua se Zaev ishte gati për një hap të tillë kombëtar, paturpësisht pretenduan se nuk ishte i vërtetë. Tani e shohim se ka qenë e vërtetë, por LSDM e ka gënjyer opinionin, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

“Kush ia dha Zaevit atë të drejtë për të bërë pazare me personazhin dhe veprën e Goce Dellçevit?

A ka marrë pjesë Kovaçevski si pjesë e qeverisë në një shpërndarje të tillë të interesave kombëtare dhe shtetërore?” pyesin nga atje.

Nga OBRM-PDUKM thonë se larg syve të opinionit, opozita, parlamenti, ekspertët, personazhe si Zaev dhe Kovaçevski po bëjnë pazare me personazhet dhe veprat e historisë maqedonase në tavolinë vetëm për të ruajtur kolltukët edhe disa muaj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Zaev ishte i gatshëm të tregtonte me personazhin dhe veprën e Goce Dellçevit, a e dinte Kovaçevski? appeared first on Telegrafi.