Partia maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se me mbajtjen e procesit të regjistrimit, do ta çojë vendin në zjarr epidemik.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në kushte të pandemisë, të gjitha vendet evropiane e kanë anuluar procesin e regjistrimit.

“Zaevi e çon Maqedoninë në zjarr të pakontrolluar epidemiologjik, vetëm për kapriço dhe politika të tij. Ky nuk është më operacion statistikor, por politik i Zaevit, i cili është totalisht jashtë realitetit”.

“Të rikujtojmë që 5.500 regjistrues do të duhet të hyjnë në çdo shtëpi. Një numër i madhe prej tyre mund të jenë asimptomatik dhe të infektojnë persona të sëmurë kronikë ose të moshuar dhe pasojat të jenë fatale”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Zaevi me procesin e regjistrimit e çon Maqedoninë në zjarr epidemik shkruan Telegrafi.