OBRM-PDUKM akuzojnë se autoritet qeveritar po fshehin dokumentet kyçe për negociatat me Bullgarinë.
“Zaevizmi fsheh dokumentet kyçe që lidhen me negociatat me Bullgarinë. Kjo do të thotë se kjo qeveri po përpiqet të tregtojë fshehurazi diçka në kurriz të interesit kombëtar maqedonas, gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas.
Nëse gjithçka do të ishte e qartë, qeveria e zaevizmit dhe pengu Kovaçevski do t’i kishin shpallur publikisht përgjigjet integrale nga pakoja 5 + 1 që i dhanë Bullgarisë disa muaj më parë. Imagjinoni një çështje kaq të rëndësishme, të cilën opinioni në Maqedoni e mësoi nga institucionet në Bullgari.
Vetëm pas kësaj mësuam nga Artan Grubi se këto përgjigje ishin të përshtatshme për palën bullgare, sikur zyrtarët tanë merrnin rrogë për të plotësuar nevojat e Bullgarisë.
Pengu Kovaçevski dhe Bujar Osmani duhet t’i publikojnë menjëherë përgjigjet nga pakoja 5 + 1 dhe jo të tregojnë tregime dhe ti bien për rreth. Njerëzit dhe publiku janë mjaft të mençur për të lexuar dhe kuptuar se çfarë përmban ky dokument”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Zaevizmi të mos tregojë histori, le të publikojë përgjigjet nga pakoja 5 + 1 appeared first on Telegrafi.