Deri më tani nga demokracia tridhjetëvjeçare maqedonase janë larguar shumë ministra, por për karrige ministrore ka kohë që nuk kemi parë një klithmë të tillë, reagojnë nga partia OBRM-Popullore ndaj pohimeve të zëvendëskryeministrit ende aktual për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Dimitrov në largimin e tij për t’u paraqitur se si patrioti e zgjedh temën e Bullgarisë.

Në këtë mënyrë ai vetë ndihmon fqinjin tonë lindor, i cili gjithmonë thotë se “të jesh bullgar në Maqedoni është shumë e vështirë”.

Nuk duhet harruar se familja Dimitrov është ndër më të shquarit në tridhjetë vitet e fundit si mbrojtëse të tezës për “bullgarët maqedonas”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka shumë kolume, madje edhe libra të anëtarëve të familjes së tij që flasin për karakterin bullgar të Maqedonisë.

Këtë shpërthim të antibullgarizmit ne e konsiderojmë vetëm si dëshmi të frustrimeve dhe komplekseve personale në të cilat është rritur si fëmijë në një familje të tillë”, thuhet në reagimin e OBRM-Popullores./Telegrafi/

OBRM-Popullore: Dimitrov me deklaratat e tij ndihmon vetëm Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";