Oda e Avokatëve reagoi sot pasi Prokurori i Shtetit Ljupço Kocevski u ankua në një letër se disa avokatë, përmes deklaratave dhe qëndrimeve të shprehura publikisht për rastin “Koçani”, duan të cenojnë integritetin e hetimit.
Oda e Avokatëve, në një letër dërguar “TV24”, tha se letra e Kocevskit është “ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e avokatëve” dhe se “shkel pavarësinë e tyre”.
“Reagimi i prokurorisë është një përpjekje për të heshtur dhe penguar mbrojtjen dhe avokatët e palëve të dëmtuara të flasin dhe të informojnë siç duhet publikun”, thuhet në letër.
“Në përputhje me parimet e konfidencialitetit të procedurës hetimore, avokatët në asnjë moment nuk mundën dhe nuk ndërmorën asnjë veprim për të parandaluar ose vonuar këtë pjesë të procedurës penale. Dëshirojmë të theksojmë se Prokuroria Publike ishte ajo që, në periudhën e kaluar, renditi individualisht në konferenca për shtyp se cilët persona akuzohen, cilët persona kanë ndërmarrë çfarë veprimesh dhe për çfarë akuzohen, madje edhe para se aktakuza të hynte në fuqi.
Në interes të raportimit të duhur për publikun, ju informojmë se avokatët nuk janë ata që ndikojnë në kohëzgjatjen e procedurës hetimore, as nuk do të ndikojnë në procedurën e ardhshme gjyqësore”, thonë nga Oda e Avokatëve organizata e esnafit të avokatëve.
Reagimet e Prokurorisë dhe të Odës së Avokatëve pasuan pasi avokatja Suzana Anastasovska, si avokate mbrojtëse në rastin e Koçanit, paraqiti pikëpamjet e saj në emisionin “Studio 10” në TV “24”. Ajo tregoi se nuk i mori të gjitha provat, siç janë mesazhet midis inspektorëve të DAP dhe shefave të “Pulse”. Në fillim të betejës ligjore, siç deklaroi avokatja, mund të pritet që Prokuroria do të kujdeset më shumë për imazhin e saj, sesa për thelbin ligjor të akuzës./Telegrafi/