Oda e Noterëve të RMV-së është e gatshme të prezantojë më në detaje analizat dhe argumentet për nevojat e ndryshimeve tarifore.

Nëse ministri i Drejtësisë ka arsye të arsyetuara për anulimin e ndryshimeve në tarifat e Noterisë, sigurisht që mund ta bëjë këtë brenda kompetencave të tij ligjore, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin e qytetarëve dhe as të noterëve.

Ky është pjesë e reagimit të sotëm nga Oda e Noterëve, pas njoftimit për tërheqjen e ndryshimeve të fundit të Tarifës së Noterisë, e cila duhet të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori 2024.

Në reagim, theksohet se tarifa noteriale në asnjë rast nuk mund të jetë një proces i fshehtë, për arsye se, si çdo herë më parë, edhe kjo tarifa noteriale është miratuar në procedurën e përcaktuar me ligj, e cila zgjati gjysmë viti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Oda e Noterëve në RMV: Ministri mund të ndryshojë vendimet, por kjo nuk do të zgjidhë problemet appeared first on Telegrafi.