OEMVP apelon nxënësit: Zgjidhni shkollat e mesme profesionale, sidomos drejtimet deficitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u bën thirrje nxënësve që kanë përfunduar arsimin fillor të orientohen drejt shkollave të mesme profesionale, në drejtimet që ofrojnë aftësi konkrete dhe praktike për tregun e punës.

Në apelin e OEMVP-së, shkruan se fuqizimi i arsimit profesional është thelbësor për krijimin e kuadrove të kualifikuara dhe për ndërtimin e një fuqie punëtore të qëndrueshme dhe konkurruese.

“Veçanërisht inkurajojmë orientimin drejt profesioneve deficitare, ku kërkesa në treg është në rritje dhe mundësitë për punësim janë të sigurta”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

OEMVP, njëherësh inkurajon dhe mbështet çdo nismë që e lidh arsimin me ekonominë dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë të kapitalit njerëzor në vend.

Advertisement

The post OEMVP apelon nxënësit: Zgjidhni shkollat e mesme profesionale, sidomos drejtimet deficitare appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy