Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut dje regjistroi numër rekord me raste të reja me COVID-19 me 2.269 raste. Por edhe numrat e sotëm janë alarmant, ndërsa sipas infroamcioneve epidemologjike vendi është në pikun e sëmundjes.

Përderisa rriten rastet e reja, rritet edhe numri i riinfektimeve, ndërsa në raportin e fundit javor nga 10 deri 16 janar ka pasur gjithsej 1.247 riinfektime që është për 33% më shumë se java e kaluar.

“Mosha më e prekur është nga mosha 30-39. Rritje të numrit ka te të gjitha moshat, posaçërisht te personat mbi 60 vjet me rritje prej 99.6% në krahasim me javën e kaluar”, thonë nga ISHP.

Derisa rriten rastet, Gjermania sërish ktheu Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik, por masa vendosën edhe Finlanda dhe Honk Kongu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse disa nga mjekët e vendit ishin optimist se pandemia do të duhet të përfundojë sivjet, kjo pandemi nuk është as afër fundit.

Ndryshem derri tani në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 249.704 raste, ndërsa prej tyre 223.053 janë shëruar dhe 8.153 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.498./Telegrafi/

 

The post Omicroni rrezikon seriozisht Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";