Opozita maqedonase do të dorëzojë në kuvend interpelancë edhe për zv.kryeministrin për Anti-korrupsion Ljupço Nikollivski dhe për ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Deputetja Gordana Siljanovska tha se të dhënat e fundit të “Transparency International” se Maqedonia ndodhet në vendin 111 si vend i korruptuar, “dridhën vendin më shumë se tërmetet e fundit që ndodhën kohëve të fundit”.

Siljanovska tha se Ministri që duhet të luftoj korrupsionin dhe ministri i drejtësisë janë më të përgjegjshëm për situatën e këtillë.

Ajo shtoi se më mirë do të ishte të kishte dorëheqje nga ministrat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa për interpelancën ndaj Nikolla Dimitrovit, Kuvendi sot vendosi që të diskutohet të mërkurën./Telegrafi/

Opozita maqedonase interpelancë edhe për Nikollovskin dhe Mariçiqin shkruan Telegrafi.