
Opozita shqiptare ka reaguar për projektligjin për përfaqësim të drejtë të përpiluar nga qeveria aktuale. BDI shprehet se ky propozim-ligj synon të zëvendësojë mjetin ligjor “Balancues” me një strukturë të paqartë, joproduktive dhe politikisht shterpe siç është “trupi koordinues”.
“Kjo është një përpjekje për të zhbërë një nga shtyllat më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit: përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të bashkësive etnike, thuhet në reagimin e integristëve, njëjtë si edhe në atë të Frontit Eupopian.
“Për shqiptarët, ky ligj është zero. Dhe nuk do të ndalemi deri në rikthimin e Balancuesit si mekanizëm i vetëm ligjërisht detyrues për të garantuar barazi në administratë. Zëvendësimi i kalkulatorit të saktë dhe transparent me “raporte vjetore” dhe “trupa koordinuese” që nuk kanë asnjë fuqi për të detyruar institucionet të respektojnë përfaqësimin, është në vetvete një akt politik që prodhon padrejtësi dhe dominim etnik institucional”, thonë nga BDI.
Me kundërshti ndaj propozim-Ligjit doli edhe Aleanca për Shqiptarët e Taravarit, duke shkruar se në formën aktuale Ligji përbën një regres të rrezikshëm në drejtim të përfaqësimit real të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
The post Opozita shqiptare kundër Ligjit të ri për përfaqësim të drejtë, thonë se trupi koordinues ska fuqi ligjore appeared first on Telegrafi.