
Kryeministri hungarez Victor Orban, në hapjen e Konferencës së veprimit politik Konservator (CPAC) në Budapest, vlerësoi kryeministrin Hristijan Mickoski dhe lidershipin e tij në mbrojtjen e kufirit evropian nga imigrantët e paligjshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Heroi ynë maqedonas, Hristijan Mickoski, fitoi zgjedhjet edhe pse i gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij.
Ai është rojtari i një fortese që mbron kufirin jugor të Evropës nga imigrimi. Rroftë Maqedonia”, deklaroi kryeministri Orban në hapjen e një konference të madhe të konservatorëve evropianë dhe amerikanë në kryeqytetin hungarez.
Para fjalimit të Orban, u transmetua një mesazh ekskluziv video nga Presidenti Donald Trump./Telegrafi/
The post Orban: Heroi ynë Mickoski i fitoi zgjedhjet edhe pse e gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij appeared first on Telegrafi.