Kryeministri hungarez Victor Orban e uroi OBRM-PDUKM-në për fitoren zgjedhore në zgjedhjet parlamentare dhe fitoren e kandidates së tyre Gordana Siljanovska-Davkova në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se pret bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen.

“I urojmë OBRM-PDUKM-në, Hristijan Mickoskin dhe Gordana Siljanovski-Davkovën për fitoren e merituar dhe historike në zgjedhjet e sotme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut!

Mezi pres të punojmë së bashku për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE!”, ka shkruar Orban në rrjetin social “X”./Telegrafi/

The post Orban uron OBRM-PDUKM-në për fitoren e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";