Organizata sindikale e prokurorive në vend paralajmëron se ndodhet në prag të kolapsit të plotë. Ata pretendojnë se puna e tyre nënvlerësohet, pagat janë të ulëta, dhe për shkak të gjithë kësaj përballen me largim të vazhdueshëm të stafit.

Në një njoftim me shkrim, ata theksojnë se pika e ndritshme është ligji i ri për shërbimin e prokurorisë publike, i cili është në proces përgatitjeje, por gjithashtu theksojnë se as ai nuk përmban elementët kyç.

Sindikata e punonjësve të prokurorive në gjithë vendin vendos tre kërkesa kryesore – pjesëmarrje e detyrueshme në negociatat për këtë ligj, miratimi i projektligjit të përgatitur nga grupi punues dhe rritja e pagave si dhe rregullimi i të gjitha elementëve në marrëdhënien e punës.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje që ligji për shërbimin e prokurorisë publike të miratohet pa shtyrje, me përgatitje urgjente të akteve nënligjore dhe heqjen e barrierave për fuqizimin e stafit të shërbimeve. /Alsat.mk

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";