Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Mynihut për Siguri, pati takim bilateral me homologun e tij, Ministrin për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares.

Ministrat diskutuan rreth perspektivave evropiane të vendit, zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bilateral dhe forumet multilaterale të veprimit të përbashkët, veçanërisht rreth bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së, me fokus në presidencën e Maqedonisë së Veriut me këtë organizatë në vitin 2023.

Osmani e informoi Albaresin për procesin e hapur të ndërtimit të besimit me Republikën e Bullgarisë, i cili po zhvillohet në frymë pozitive dhe nga i cili pritet një formulë e arsyeshme evropiane që do ta zhbllokojë fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dy ministrat shkëmbyen mendime mbi situatën në pjesën lindore të Ukrainës, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës së sigurisë. Njëherit theksuan mbështetjen e qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe pacenueshmërinë e kufijve të Ukrainës dhe bënë thirrje për deeskalimin e menjëhershëm të situatës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konkluduam se është e rëndësishme në sferën euroatlantike edhe qasja e koordinuar e NATO-s dhe BE-së, e cila bazohet në vlera të barabarta dhe përkushtim të barabartë për paqen dhe sigurinë globale. Ministrat u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm mbi temat me rëndësi të përbashkët.

 

Osmani – Albares nga Mynihu: Spanja mbështet perspektivën e qartë evropiane të Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";