Osmani: Banorët e Çairit nuk do të jetojnë më në errësirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ndriçimi publik është një nga parakushtet më të rëndësishme për një jetë dinjitoze dhe sigurinë e qytetarëve, por gjendja në Komunën e Çairit është alarmante”. Kështu ka thënë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, ndërsa prezantoi Programin për sigurinë dhe ndriçimin në lagjet e Çairit.

“Të tëra pjesë të rrugëve, parqeve dhe hapësirave publike janë lënë në errësirë. Nga Bit pazari dhe rrugën ‘Xhon Kenedi’, përmes Topanës, Çarshisë së Vjetër dhe Seravës, qytetarët tanë çdo mbrëmje lëvizin nëpër rrugë të pasigurta, në një atmosferë frike dhe pasigurie”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se problemi nuk është vetëm teknik, por edhe thellësisht simbolik.

“Kjo është simbol i moskujdesit dhe paaftësisë së pushtetit komunal gjatë njëzet viteve të fundit. Në vend të dritës dhe sigurisë, Çairi u la në terr, në kuptimin literal dhe metaforik”, tha Osmani, duke shtuar se më shumë se 40% e dritave ekzistuese nuk funksionojnë, se sistemi mbështetet në teknologji të vjetëruar prej dy dekadash dhe se prokurimet publike janë realizuar pa vizion dhe transparencë.

Advertisement

“Shkollat, fushat sportive dhe hapësirat publike mbesin në hije, gjë që rrezikon sigurinë e fëmijëve, grave dhe personave të moshuar”, theksoi ai.

The post Osmani: Banorët e Çairit nuk do të jetojnë më në errësirë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy