Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev pati bisedë telefonike me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është rrugës për në Bullgari, lidhur me fatkeqësinë e rëndë të autobusit në autostradën Struma.

MPJ e Bullgarisë njofton se Stoev u shprehi ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave, si dhe shpresë për rikuperim të shpejtë të të mbijetuarve.

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme e bindi kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut se vendi ynë do të sigurojë ndihmë të plotë në hetimin e fatkeqësisë së komunikacionit, si dhe në ofrimin e ndihmës për të pësuarit në fatkeqësi.

Që të dy u dakorduan të takohen në spitalin Pirogov, ku janë të vendosur të lënduarit nga fatkeqësia, thuhet në kumtesën e MPJ të Bullgarisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani: Bullgaria do të ofrojë ndihmë në hetimin e tragjedisë shkruan Telegrafi.