Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë qëndrimit në Marrakesh të Marokut si pjesëmarrjes në takimin ministror të Koalicionit Global kundër ISIS-it, ka takuar edhe nikoqirin, ministrin e Jashtëm maroken, Nasser Burita.

Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi brenda Grupit të OSBE-së të Partnerëve Mesdhetarë për Bashkëpunim, kryesuar nga Maqedonia e Veriut këtë vit.

Ministri Osmani theksoi në takim se Maroku është një partner i vlerësuar dhe i rëndësishëm mesdhetar, me hapësirë ​​dhe mundësi për avancimin e Partneritetit Mesdhetar në kuadër të OSBE-së.

Ata shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë, nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm e deri te kërcënimet e tjera transnacionale, ndryshimet klimatike dhe sfidat më të gjera strategjike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani-Burita: Maroku është një partner i vlerësuar dhe i rëndësishëm mesdhetar appeared first on Telegrafi.