Bullgaria në vitin 2017 dërgoi një deklaratë të njëanshme për gjuhën maqedonase në OKB, por opinioni nuk ishte fare i informuar për të, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Nota unilaterale për gjuhën maqedonase me të njëjtën përmbajtje është dërguar nga Bullgaria në Kombet e Bashkuara në vitin 2017, sapo është nënshkruar Marrëveshja e Prespës dhe sapo gjuha maqedonase ishte futur në hartën e gjuhëve botërore, por publiku në vendin tonë nuk është informuar për këtë, e bën edhe në BE, ku e kanë dërguar atë notë për herë të parë në vitin 2018, por nuk ka asnjë rëndësi juridike sepse Sofja ka votuar për Kornizën negociatore në të cilin gjuha jonë është e pastër”, tha Osmani në konferencën për media me shefin e diplomacisë portugeze, Joao Gomes Cravinho.

Në lidhje me kritikat se teksti në deklaratë nuk ishte i korrigjuar, shefi i diplomacisë tha se ajo që pa publiku ishte vetëm një përkthim i deklaratës, e cila, nga ana tjetër, i ishte bashkangjitur BE-së në gjuhën origjinale angleze.

“Deklarata unilaterale nuk është tekst historik që përshkruan kronologjikisht të gjitha aspektet e zhvillimit të gjuhës, gjuhën e kemi përshkruar me elementet më të rëndësishme nga Kushtetuta, nga rezoluta dhe nga konkluzionet e Kuvendit”, tha Osmani./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani: Deklarata unilaterale nuk është tekst historik shkruan Telegrafi.