Kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani e ka quajtur ditën e sotme si historike, pasi Fronti Europian sot u shtua edhe me një parti turke.

“Ditë historike. Pas 23 vitesh, Marrëveshja e Ohrit sot po shndërrohet në lëvizje politike. Komunitetet që u fuqizuan nga MO sot janë rreshtuar në një front të përbashkët, rreth FRONTIT EUROPIAN. #Bashkë vazhdojmë kultivimin e demokracisë funksionale multietnike”, ka shkruar Osmani.

Këtë komentim, Osmani e ka bërë për bashkimin me BDI-në e partisë së turqëve në Maqedoni, TDP.

Më herët “Frontit Europian” iu bashkëngjit PDSH, LP, PDE dhe në ditët e ardhme pritet edhe partia e romëve dhe krahu i Ziadin Selës në ASH. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani: Ditë historike, Marrëveshja e Ohrit po shndërrohet në lëvizje politike shkruan Telegrafi.