Më 23 dhe 24 mars 2021, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të marrë pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivelin e Ministrave të Jashtëm, i cili pas një pauze prej një viti për shkak të pandemisë COVID 19, do të zhvillohet me prani fizike në Selinë e Aleancës.

Diskutimet në takim pritet të përfshijnë çështje me përparësi të NATO-s, të tilla si situata në Afganistan, ndikimi i marrëdhënieve globale gjeostrategjike mbi sigurinë në zonën Euro-Atlantike dhe stabilitetin e gjerë rajonal.

Ministrat e Jashtëm do të adresojnë gjithashtu zhvillimin e agjendës në lidhje me “NATO 2030”, pritet të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me rolin gjeostrategjik të Aleancës dhe ballafaqimin me sfidat e ardhshme të sigurisë, si dhe të miratojnë disa vendime që kanë të bëjnë me temat që janë çyshtje e diskutimit.

Ministri Osmani do të jetë përfaqësuesi i parë politik nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i cili do të marrë pjesë fizikisht në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut që nga anëtarësimi i vendit tonë në NATO në mars të vitit të kaluar, i cili do të përdoret për të mbajtur disa takime bilaterale me Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani do të marrë pjesë në Këshillin e NATO-s shkruan Telegrafi.