Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, komentoi rezultatet e anketës së fundit të Agjencisë “Market Vision”, duke thënë se epërsia e BDI-së tashmë nuk mund të fshihet.
Osmani tha se BDI ka një epërsi bindëse ndaj koalicionit VLEN dhe këto rezultatet nga anketat e OBRM-PDUKM-së, po i pranojnë dhe deputetët e partisë në pushtet.
“Mëngjesin e sotëm pati debate të ndryshme se çfarë mesazhi dëshiron të japë, por ndoshta në përpjekje për të promovuar rezultatet e veta, OBRM-PDUKM ka harruar se po publikon një të vërtetë që përpiqen ta mbulojnë me javë e muaj, e ndoshta tashmë nuk mund ta fshehin. Një të vërtetë që tek shqiptarët këto zgjedhje po shndërrohen në një vendimmarrje plebishitare. OBRM-PDUKM është përpjekur ta shfrytëzojë anketën për të promovuar rezultatet e saj, në fakt ka zbuluar të vërtetën në bllokun politik shqiptar. Epërsia e BDI-së ndaj VLEN-it është edhe më e madhe”, tha Osmani.
Osmani tha bëri thirrje për dalje masive në zgjedhjet lokale, pasi siç tha ai, është koha për ndryshim.