Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, Greqia nuk po mendon për veto të re.

Pas takimit ministror, ​​Osmani ka treguar se ka pasur një takim me zv. ministren e Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou, në të cilin ka marrë pjesë përmes telefonit edhe ministri grek, Giorgos Gerapetritis.

Siç tha Osmani, takimi kaloi në një atmosferë konstruktive dhe u shpreh shpresa se të dyja palët do ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Deri më tani nuk ka njoftime për veto.

Pasi presidentja Gordana Siljanovska – Davkova e dha betimin duke mos përmendur emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut”, Greqia kërcënoi me veto të mundshme./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani: Greqia nuk po mendon për vendosje të vetos appeared first on Telegrafi.