Ukraina dhe mbrojtja e popullit Ukrainas si prioritet i OSBE-së, aktivitetet konkrete të cilat Programi i OSBE-së për Mbështetjen e Ukrainës i ndërmerr në terren, situata e tre pjesëtarëve të OSBE-së të cilët janë në burg në Donjeck dhe Luhanski ishin një nga temat e Kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

Siç njoftojnë nga MPJ, Osmani në takim me Kuleba ka thënë se guximi dhe sakrifica e Ukrainës meritojnë  meritojnë respekt lartë.

Osmani shtoi se Programi për Mbështetjen e Ukrainës, i financuar nga donatorë, i cili zbatohet nga nëntori i vitit 2022 do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainës përmes implementimin e projekteve të përkitazi me nevojat e saj specifike.

“Këto projekte do të ndihmojnë që të zgjidhen pasojat nga lufta, e gjithashtu për t’i mbështetur përpjekjet afatgjata për reforma të Ukrainës dhe nevojat e qytetarëve të saj. Shpesh them se OSBE-ja mund të bëjë më shumë gjatë luftës, por edhe më shumë gjatë paqes, që është prioriteti ynë kryesor në Ukrainë”, tha Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani potencoi se edhe përkundër sfidave me të cilat ballafaqohet Organizata, shkeljes së parimeve të saj themelore të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse, OSBE-ja është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë t’i përmbahet vlerave themelore me mbështetjen e vendeve të tjera pjesëmarrëse.

“Kam vazhduar t’i bëj thirrje Rusisë që t’i jap fund kësaj lufte, t’i tërheqë trupat e saj nga Ukraina, sërish t’i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së. Vazhdimi i kësaj lufte jo vetëm që shkatërron jetët, shtëpitë dhe shpresat e popullit të Ukrainës, por krijon një gjendje jostabiliteti dhe pasigurie në rajonin më të gjerë të OSBE-së”, theksoi Osmani.

Ukraina mbetet prioritet qendror për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, tha Osmani, ndërsa situata në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore të Këshillit Ministror të OSBE-së që do të mbahet në dhjetor në Shkup./Telegrafi

The post Osmani: Kam vazhduar t’i bëj thirrje Rusisë që t’i jap fund luftës në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";