Kandidati për kryetar komune i Çairit, Bujar Osmani, në një deklaratë për media tha se si politikan është i aftë për të siguruar fonde të reja dhe për të mos u mbështetur vetëm në buxhetin komunal.

Ai shtoi se i njeh mirë proceset për IPA fonde, ndaj diçka të tillë do ta përdorë nëse bëhet kryetar komune.

“Unë kam rrjet të gjerë kontaktesh të ndërtuar gjatë karrierës sime, si dhe përvojë të drejtpërdrejtë me fondet e Bashkimit Evropian. Kam qenë tre vite koordinator kombëtar për fondet IPA dhe gjithashtu koordinator kombëtar për investime kapitale. E njoh procesin nga afër, pasi të gjitha kërkesat e komunave kanë kaluar nëpër duart e mia për përgatitjen e dosjeve. Shumë shpesh, miliona euro janë refuzuar ose kthyer mbrapa nga BE-ja, vetëm për shkak se komunat nuk kanë pasur kapacitet për të përgatitur projektet,” u shpreh Osmani.

Ai shtoi se falë përvojës dhe kontakteve të tij ndërkombëtare, komuna do të ketë mundësi të rekrutojë ekspertë nga jashtë dhe të sigurojë miliona euro nga Bashkimi Europian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përparësia ime është se kjo komunë nuk do të varet vetëm nga buxheti i saj, por edhe nga miliona euro që do të mund t’i sigurojmë përmes projekteve të BE-së. Sot, këto kontakte ndërkombëtare janë një aset që dalin në ndihmë falë marrëdhënieve të mia të ndërtuara ndër vite. Nuk ka asnjë marrëveshje financiare të fshehtë. Arkitekti nga Meksika, Michel Rojkind, është angazhuar vetëm për të sjellë ide dhe për të ndihmuar me përvojën e tij profesionale. Ne jemi miq prej kohësh, jemi njohur gjatë aktiviteteve të mia ndërkombëtare dhe ai ka pranuar të më mbështesë vetëm për këtë arsye – si mik. Ai ka më shumë se një muaj që po punon në planin zhvillimor, sepse unë nuk dua të punoj pa plan. Dua që nga dita e parë të dihet se pas pesë viteve ku do të arrijë kjo punë – jo si kundërshtari im, i cili edhe pas njëzet vitesh sot po mundohet të krijojë plan”, tha Osmani.

The post Osmani: Komuna e Çairit do të ketë mundësi të përfitojë fonde edhe nga BE, kam qenë tre vite koordinator për fondet IPA appeared first on Telegrafi.