Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në deklaratën e sotme për media deklaroi se me plotë të drejtë familjarët e viktimave presin informata zyrtare.

“Familjarët presin informata lidhur me anëtarët e tyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Megjithatë bëhet fjalë për një çështje që ne nuk mund t’i konfirmojmë sepse presim vendim.

Dje kam publikuar emrat e të lënduarve me qëllim që tua lehtësoj çështjen”, tha Osmani.

I pyetur se sa mund të zgjasë identifikimi i kufomave, Osmani tha se kjo nuk ka ndonjë përcaktim kohor sepse procedurat që duhet të kryhen janë individuale për çdo kufomë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani: Kufomat ende nuk janë identifikuar shkruan Telegrafi.