Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Buajar Osmani, në margjinat e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u mbajt në Torino, Itali, realizoi takime bilaterale me Minsitrin e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Illia Darçiashvili, të Azerbejxhanit, Xhejhun Bajramov, të Ermenisë, Ararat Mirzojan, të Republikës së Molldavisë, Niku Popesku dhe Zëvendësministren e parë të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Xhafarova.

Fokusi i bisedimeve ishte në kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, situatën e sigurisë në rajonin e OSBE-së, si dhe arkitekturën e rrënuar të sigurisë në Evropë. U shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ukrainë pas agresionit ushtarak rus dhe shfrytëzimin e mekanizmave të Këshillit të Evropës për përgjegësinë për shkeljen e të drejtave të njeriut. U potencua edhe rëndësia e perspektivës së BE-së si për vendet e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe për ato të partneritetit lindor.

Ministri Osmani bëri me dije se si pjesë e treshes kryesuese me OSBE-në këtë vit dhe kryesues i ardhshëm në vitin 2023, Maqedonia e Veriut fuqishëm angazhohet për ruajtjen e parimeve themelore dhe vlerave të Organizatës – siç janë respektimi i sovraniteti, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së.

U shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin në kuadër të Këshillit të Evrpës si forum kryesor për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani: Maqedonia e Veriut fuqishëm angazhohet për ruajtjen e parimeve themelore dhe vlerave të OSBE-së shkruan Telegrafi.