Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vlerëson se vonesa e vaksinave është çështje relative.

“Është më shumë çështje e simbolikës sesa e vaksinimit efektiv. Shpejtësia për blerjen e vaksinave nuk është aq e rëndësishme sa qëndrueshmëria e procesit”, i tha Osmani për “Studio 10”.

Ai theksoi se ne ishim të përfshirë në sistemin kolektiv të blerjes të vaksinave në BE, si një nga vendet e para që siguroi fonde për 800.000 doza përmes sistemit Covax.

“Pfizer dështoi të bashkohej me BE-në. Ne ishim një dëm kolateral për dështimin e Pfizer”, tha Osmani, duke shtuar se asnjëherë nuk na ishte udhëzuar të mos siguronim vaksinën ruse ose vaksinën kineze./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani: Maqedonia është një dëm kolateral për dështimin e Pfizer për t’u bashkuar me BE shkruan Telegrafi.