Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se në bisedimet me Vesela Çernevën, e cila ishte këshilltare e ish-kryeministrit bullgar Kiril Petkov, është bërë hapi më i vogël përparimtar në marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në skenën politike bullgare ka akuza të rënda se ajo ka spiunuar për të mirën e Maqedonisë.

“Me Vesela Çernevën, si këshilltare e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, zhvilluam negociatat më të vështira”, thotë Osmani në një deklaratë për “360 gradë”.

Këshilltarja e ish-kryeministrit bullgar Kiril Petkov, Vesela Çerneva, është nën hetim për dhënie të informacioneve sekrete autoriteteve në Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja e atëhershme e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, madje e akuzoi Çernevën se po zbaton një politikë të jashtme paralele dhe se po lobon në negociatat me Maqedoninë.

Osmani: Me Çernevën kemi zhvilluar negociatat më të vështira shkruan Telegrafi.