Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua propozimi francez me 68 vota PRO dhe asnjë kundër, ndërsa opozita maqedonase lëshoi sallën në momentin kur do të ndodhte votimi.

Ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar për mediat se për tu mbajtur konferenca ndërqeveritare e dytë, duhen ndryshime kushtetuese.

Osmani tha se ky është kompromisi që e kanë bërë për ta ruajtur gjuhën maqedonase dhe identitetin, ai gjithashtu tha se skriningu zgjat zakonisht 1 vit e gjysëm, kaq është periudha ku shteti duhet ti bëj ndryshimet kushtetuese, deklaroi Bujar Osmani.

Kujtojmë se votimin për miratimin e propozimit francez e kanë përshëndetur shumë figura të larta politike nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politikanë vendas si dhe nga rajoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani: Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin në afat prej një viti e gjysëm shkruan Telegrafi.