Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me propozim ligjin e ri për përfaqësim të drejt dhe adekuat i propozuar nga Qeveria. Osmani, shkruan se ky ligj përbën një regres serioz në respektimin e një prej parimeve themelore të Kushtetutës, atë të përfaqësimit të drejtë të të gjithë komunuiteteve në institucionet publike.

“Ligji i propozuar nga Qeveria ( që duhet të shkon në komision të Venecias para miratimit ) për të zëvendësuar mekanizmin e balancuesit, përbën një regres serioz në respektimin e një prej parimeve themelore të Kushtetutës: përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve në institucionet publike.

Në tekstin e këtij ligji mungon elementi më thelbësor: mekanizmi detyrues i zbatimit, konkretisht kalkulatori proporcional sipas të dhënave të regjistrimit.

Ky kalkulator ka qenë garancia e vetme objektive për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe ka parandaluar diskriminimin dhe arbitrimin politik në punësimet shtetërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ligji i ri flet për “respektim”, “afirmim”, “ndjekje” dhe “promovim” të përfaqësimit të drejtë, por nuk ofron asnjë instrument obligues për ta bërë këtë përfaqësim real dhe të zbatueshëm.

Ai nuk kërkon që çdo konkurs pune të kalojë përmes kalkulimit të përfaqësimit proporcional, nuk parashikon masa ndëshkuese për institucionet që nuk zbatojnë ligjin, dhe i delegon gjithë mekanizmin monitorues një “trupi koordinues” pa mandat ekzekutiv real dhe pa pavarësi institucionale”, shkruan Osmani.

Osmani thotë se kjo nuk është reformë, është shuarje e përfaqësimit të drejtë në heshtje.

“Është tentativë për të relativizuar një standard kushtetues përmes një gjuhe mashtruese dhe deklarative, por të zbrazët nga fuqia ligjore dhe detyrimi institucional.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kërkojmë që:

Të rikthehet kalkulatori proporcional si mekanizëm obligativ për çdo punësim në sektorin publik, në përputhje me të dhënat e regjistrimit dhe Kushtetutën e vendit. Çdo institucion që nuk respekton përfaqësimin proporcional të ndëshkohet me masa ligjore konkrete, përfshirë ndalimin e punësimeve të reja dhe përgjegjësi personale të drejtuesve”, shkruan Osmani.

The post Osmani për Ligjin e ri për përfaqësim të drejtë: Kjo nuk është reformë, është shuarje e përfaqësimit të drejtë në heshtje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";