Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka prezantuar projektin Mkartela.

Ky projekt, siç sqaroi ai, synon integrimin e personave të suksesshëm në diasporë, në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut. Siç tha Osmani, bëhet fjalë për individë “që me aktivitetet e tyre krijojnë imazhin për shtetin tonë”.

“Janë shkencëtarë, sportistë, artistë, biznesmenë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vendet e ndryshme të botës, por që kanë një potencial për të zhvilluar vendin tonë”, duke shtuar:

“Ikja e trurit do të shndërrohet në qarkullimin e trurit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të jetë një biletë hyrëse në vendin tonë, që do të mundësojë të marrë një kartelë të verdhë e cila në një farë forme, do të integrohet në shoqërinë tonë. Kjo kartelë hyrës, do t’u mundësojë themelimin e bizneseve, përkrahje nga institucionet për zhvillimin e tyre dhe kjo do të sigurojë edhe gjeneratat e ardhshme. Kësisoj, Ministria e Kulturës ka mundësuar hyrjen falas në institucionet kulturore”, sqaroi më tej Osmani.

Projekti fillon nga nesër dhe nga nesër do të fillojë edhe identifikimin e personave të suksesshëm./TV21/

The post Osmani prezantoi Mkartelën: Synon identifikimin e personave të suksesshëm në diasporë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";