Osmani: Qytetarët e Çairit nuk kanë faj, janë mashtruar dhe kanë blerë banesa në objekte pa leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani tha se qytetarët janë mashtruar duke blerë banesa në ndërtime pa leje dhe se të njejtët nuk kanë faj.

“Qytetarët që kanë shpenzuar kursimet e jetës për banesa të ndërtuara pa leje janë viktima, e jo fajtorë. Ata nuk do të ndëshkohen”, tha Osmani.

Ai paralajmëroi se prioriteti i parë do të jetë verifikimi i sigurisë konstruktive të këtyre objekteve.

“Qytetarët sot jetojnë me një sy hapur, duke u frikësuar për sigurinë e familjeve të tyre. Nëse në Çair ndodhë një tërmet, edhe i vogël, ose një zjarr si ai në Koçan, viktimat do të ishin të panumërta. Qëllimi nuk është ndëshkimi i qytetarëve të mashtruar, por garantimi i sigurisë së tyre”, theksoi Osmani.

Advertisement

Osmani ndërsa paralajmëroi përgjegjësi të qartë për fajtorët, nisur nga udhëheqësia e komunës dhe administrata.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy