Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Satibaldi Burshakov thonë nga MPJ.

“Ministri Osmani shprehu kënaqësi për vendimin e sjellë për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Shkup, duke thënë se ky veprim do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale dhe diskutuan mbi potencialin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të përgjithshëm, me theks të veçantë në mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, turizmit, kulturës dhe arsimit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani: Shpreh kënaqësi për hapjen e ambasadës së Kazakistanit në Shkup appeared first on Telegrafi.