
Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të zvogëluar numrin e këshilltarëve në komuna.
Sipas tij, ky akt është fillimi i kthimit të majorizimit etnik dhe largim nga parimet e Marrëveshjes së Ohrit.
“Është skandaloz. Është fillim i kthimit të majorizimit etnik. Asnjëherë nuk ka ndodhur që rregullat zgjedhore të kalojnë me mbivotim. U tentua me ligjin për zgjedhje, që u bllokua fatmirësisht me Badinter. Por nuk ka ndodhur deri më tani që rregullat zgjedhore mos të adaptohen me konsensus. Ky është vetëm fillimi i asaj që ne po e paralajmërojmë, se po tentohet të kthehet koha e para marrëveshjes së Ohrit. Atëherë kur kishim majorizim etnik, kur kishim mbivotim, margjinalizim dhe përjashtim”, theksoi Osmani.
Osmani tha se ky veprim bëhet për të zvogëluar ndikimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet.
“Fillimisht, e ulën përqindjen nga 29% në 24.5%, në përcaktimin e fondeve që ndahen nëpër komuna dhe shkolla, pa e llogaritur diasporën, tash kanë vendosur numrin e këshilltarëve ta shkurtojnë. Nuk është problem vetëm shkurtimi në vete. Nuk është problem vetëm shkurtimi në vete. Është problemi i instalimit të praktikës së majorizimit dhe përjashtimit”, tha ai.
Osmani shtoi se Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 23 vjet më parë është bazë për stabilitet dhe unitet, ndaj ndaj këtyre vendimeve anti-shqiptare BDI do të mobilizojë të gjitha mekanizmat demokratikë për të mbrojtur barazinë politike të shqiptarëve në vend.
The post Osmani: Vendimi i KSHZ-së është skandaloz, po tentojnë të kthejnë kohën e para Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Telegrafi.