Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka parashtruar padi penale ndaj 43-vjeçarit, A.R. nga Tetova, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “uzurpim të patundshmërisë” dhe “Ndërtim pa leje”.

Nga MPB thonë se gjatë vitit 2020, në Kodrën e Diellit, në vendin e quajtur “Jelak”, i denoncuari në rolin e investitorit, pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm, ka ndërtuar vikend shtëpizë në tokë shtetërore.

“Më 11.01.2021, nëpunës të autorizuar nga Kodra e Diellit, në të njëjtin vend kanë vërejtur punëtorë se si po realizojnë punime ndërtimore. Në të njëjtën ditë, ekipi i SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes, pas çfarë është përgatitur dokumentacioni”, njofton nga MPB-ja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pa leje ndërtoi shtëpizë në Kodrën e Diellit, paditet 43-vjeçari nga Tetova shkruan Telegrafi.